Rama flet për akuzat e opozitës: Spitalet për COVID i kemi njësoj si në Gjermani, Francë, Itali
Akuzave të opozitës për mungesë kapacitetesh Kryeministri Rama i dha përgjigje nga Spitali Rajonal i Vlorës. Sipas tij, nuk ka mbingarkesë në spitale.
“Shumë e rëndësishme njerëzit të dinë që ne jo vetëm që nuk kemi problem kapacitetesh, për momentin mund të kishim pasur siç kanë pasur të tjerët. Kemi akoma kapacitet 25% tek Covid 1, 2, 3. Kemi 4 bosh akoma”, – tha Rama.
Rama thotë se pajisjet mjekësore në Shqipëri janë njëlloj si ato në Gjermani.
“Ky spital që shohin sot njerëzit me gjithë këto aparatura dhe me gjithë këtë sistem logjistike që është në radhë të parë njëherë sot për Covid-in njësoj si në Francë, si në Gjermani, si në Angli, si në Turqi ku shkoj”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

