Rama flet për humbjen e zgjedhjeve: Do tërhiqem në Surrel…
Në emisionin “Open” kryeministri Edi Rama deklaroi do të largohet nga politika nëse nuk e merr mandatin e tretë të plotë.
Arion Sulo: Çfarë do bëni nëse humbisni?
Rama: Në të gjithë botën, fituesi i zgjedhjeve është partia e parë. Po themi, në Hollandë, kryeministri fitoi mandatin e katërt. Në kushtet tona, PS në çdo lloj rezultati të jetë forcë e parë, është fituesi. Për mua personalisht, mandati i tretë ose është i plotë për PS ose ndryshe PS vendos çfarë të bëjë me të por jo me mua kryeministër.
Sulo: As kryetar i PS?
Rama: Aty mund të jem kujdestar për një fazë. As kryeministër, as deputet, as analist. Një kryetar organizate në Surrel mund ta bëja sepse në PS do të jem derisa të kem frymën dhe PS do t’i shërbej me ato që di e mundem. Kam dhe një jetë të tretë unë, kjo është e dyta.
KOHA JONË SONDAZH

