Rama flet për median spanjolle: Nuk presim më asgjë nga Bashkimi Europian
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u takua homoloun e tij atje. Më pas, Rama ka udhëtuar drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor por thekson se nuk pret asgjë nga unioni.
Para takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, Rama ka dhënë një intervistë për median spanjolle “EL PAÍS”.
Kryeministri i Shqipërisë kritikon se “fjalët e këndshme” për pranimin e vendit të tij në Bashkim nuk shoqërohen me fakte.
Gazetari Antonio Pita shkruan se është e vështirë të përcaktosh nëse është lodhja nga udhëtimi, humori i keq apo lodhja nga të njëjtat fjalë të këndshme për integrimin në BE që e bëjnë kryeministrin shqiptar të shprehet kështu.
“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, ka shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm“, tha Rama për samitin.