Rama flet për negociatat: Vendet e BE kanë nivel të caktuar hipokrizie
Zgjerimi i Bashkimit Europian, pritet që të marrë një vendim në Samitin e Zagrebit për hapjen ose jo të negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Është miratuar edhe një metodologji e re, që përcakton edhe procesin e zgjerimit, por kryeministri Edi Rama është zhgënjyes nga vendet e BE.
Nga SHBA-ja, Rama tha se këto vende kanë një nivel hipokrizie, pasi do të ishte më e ndershme të thonë që kanë probleme mes tyre dhe jo me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut. Kreu i qeverisë theksoi se qëndrimi i Francës dhe Presidentit Macron nuk ka të bëjë me Shqipërinë.
”Ajo çfarë po ndodh gjatë këtyre ditëve e bën të qartë. Nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me ata, me vendimin e tyre se çfarë duan për veten e tyre dhe procesin e zgjerimit. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie sepse do të kishte qene shumë më tepër e natyrshme dhe e ndershme që të thonin: Ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati sepse duhet të zgjidhim ca probleme. Presidenti francez ka qenë më i drejtpërdrejti. Është e lehtë ti thuash një vendi si Shqipëria apo Maqedonia se nuk jeni gati. Ne nuk po flasim për tu bërë anëtarë, por për të çelur bisedimet e anëtarësimit. Na u dha me shkrim çfarë duhet të bënim dhe komisioni evropian tha që i keni përmbushur. KE ka njerëz që merren me Shqipërinë dhe flasin me fakte, ndërsa të tjerët flasin çfarë shkruhen në gazeta, por na duhet të bashkëjetojmë me këtë”.
KOHA JONË SONDAZH

