Rama flet për punësimet në administratë: Vija e kuqe do të thellohet, deputetët s’janë zyra pune

Pas mbledhjes së kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për media ku foli për një vijë të kuqe për të gjitha punësimet partiake në administrate.

Punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS, theksoi kryeministri, i cili shtoi se do të kalohet në një nivel të ri të cilësisë së administratës.

Nuk hyj në thashetheme që dalin rrugëve dhe që marrin forma nga më të ndryshmet nga mbledhje që kanë përmbjajtje krejt tjetër. Deputetet janë aty për t’u shërbyer komuniteteve, popullit, për të çuar të gjitha mesazhet e nevojshme te njerëzit, për të dëgjuar njerëzit dhe për të sjellë në grupin parlamentar, në veshët e të gjithë anëtarëve të qeverisë shqetësimet e njerëzve. Deputetët s’janë as punëdhënës as zyra pune dhe kjo do jetë një vijë e kuqe. Proceset si do organizohet puna e shtetit dhe se kush merr përgjegjësi në administratë janë procese që rregullohen nga liderët e qeverisë nuk u takon deputetëve“, -tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?