Rama flet për rastin e Mirditës: Prindërit rrezikojnë seriozisht, ai djalë nuk ka simptoma ende
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rastin e Mirditës teksa ka komunikuar me qytetarët pasditen e sotme, për të theksuar dhe njëherë se sa i rrezikshëm është ky virus dhe sa rrezik mund të sjellë moszbatimi i masave.
Rama tha se ata prindër sot rrezikojnë seriozisht, ndërsa djali ende nuk ka simptoma. Sipas Ramës, roja që nuk duhet të lëshojë istikamin është vetja jonë.
“Dua të vë në pah duke filluar nga një fakt që duhet tu shërbejë të gjithëve si një mësim. Një fakt aspak poiziitv i konstatuar nga hetimet që tregon se çfarë përgjegjësia të madhe ka gjithsecili prej nesh ndaj shëndetit të të afërmve dhe që tregon se sado ndëshkime e rregulla të ketë në fund të ditës gjithçka varet nga sjellja e secilit prej nesh. Në një luftë ku nuk është kush ia hedh shtetit por kur secili respekton rregullat që të mos i fusë të afërmve, familjes bombat në trup. Një djalë që nuk duhet të lëvizte nga qyteti në qytet pa simptoma, niset në një zonë tjetër të vendit se e kishte marrë malli për prindërit dhe dy prindër të moshuar me bprobleme shëndetësore për shkak të moshës por jo vetëm preken nga ky virus dhe rrezikohen seriozisht. Ai djalë akoma ska simptoma. Do të thotë që roja që nuk dueht të lëshojë istikimain është vetja jonë. Dëgjoj shumë, ju ndjek shumë të jgithëve edhe ju përgjigjem edhe ndonjëherë edhe me ndonjë shpullë për t’ju sjellë në vete”,deklaroi Rama.