Rama flet për rrezikun rus. Bushati: Duhet të kemi marrëdhënie me Kremlinin
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pranoi në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1 se ka një ndik rus në Ballkan, por sipas tij ai nuk përbën kërcënim.
“Në Shqipëri nuk kemi të njëjtën shkallë që shohim nëpër disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Por më lejoni të jem i drejtëpërdrejtë për këtë çështje. Ne nuk shohim prezencën ruse në Ballkan si kërcënim në vetvete, – tha ministri Bushati, ndërsa shtoi: “Ne duhet të kemi marrëdhënie normale me Rusinë. Sepse, sot për sot, situata është anormale. Rusia është një aktor i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare sikundër Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi në rajon”.
Ndërkohë prej më shumë se një jave, kryeministri Edi Rama flet për rrezikun rus dhe forta malinje që kanë ndërhyrë te PD për të dëmtuar Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

