Rama flet për tensionet në kufi me Serbinë: E drejta është me Kosovën dhe pikë!

Placeholder Image

Kryeministri Edi Rama ka folur në Prishtinë për tensionet në kufi mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij, Rama ka deklaruar qartë se mbështet Kosovën në tensionet e fundit me Serbinë.

Rama thotë se Kosova ka të drejtë dhe se reciprociteti i targave është normë elementare.

Është Serbia që duhet ta njohë dhe është për të ardhur keq që në vend të përparimit konkret të çlirimit përfundimtar nga e shkuara, jemi dëshmitar të manovrave teatrale në kufi me Kosovën.

Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në veriun e Kosovën sikundër pretendohet nga Beogradi zyrtar, madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës më shumë se 20 vjet më parë sikur kanë dalë nga varri me pretendimin që do mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serb në Kosovë. Në fakt qytetarët serb në Kosovë jetojnë të pakërcënuar nga askush, madje ju paguhen edhe faturat e energjisë elektrike si askujt askund, jo vetëm në Ballkan por edhe në botë.

Ato manovra sjellin në skenë hijen e së shkuarës dhe nxisin vandalizëm të institucioneve që janë për t’i shërbyer qytetarëve serb që janë pengje të stanacionit të dialogut së Serbisë dhe Ksoovës. Targat janë e drejtë legjitime por dhe marrëveshje e arritur me kohë mes dy qeverive respektive. Qëndrimi i Shqipërisë, të cilin e gjykoj të drejtë dhe të pandryshuar që nga çasti i parë kur u shfaq ky konflikt, e drejta këtu është me Kosovën dhe pikë dhe Serbia nuk ka asnjë të drejtë të kthejë targat dhe “mizën ta bëjë buall” a thua se Kosova po paralajmëron luftë kur në fakt po kërkon zbatimin e marrëveshjes.

Dua të përsëris qëndrimin tonë se tani më që problemi është shtruar dhe askush nuk e diskuton domosdoshmërinë e regjimit të reciprociteti të targave duhet të bëhet kujdes se nuk cenohet siguria dhe të mos kthehet problem mes Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë“, tha Rama.

SHKARKO APP