Rama: Fola rreth 1 orë në telefon me Angela Merkel

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Facebook se ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Rama shton se biseda ka zgjatur rreth 60 minuta dhe tema kryesore ka qenë investimi i BE në rajon dhe negociatat me Shqipërinë.

Mesazhi i Edi Ramës në Facebook:

Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

Swiss Digital Mobile Reklama

#DankeAngela🇩🇪🤝🇦🇱#FaleminderitAngela

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?