Rama foli 45 minuta për McGonigal, Berisha: Ai mezi po rrinte në këmbë, iku si kufomë politike

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama i cili foli 45 minuta në Kuvend për çështjen McGonigal, foli si një kufomë politike. ”Nëse studion qëndrimin e tij, kur mezi mbahej në këmbë. Nuk ka probleme me shpinën ai, por ka problem se ka bërë suicid politik. Ai ka lëvizje të pakontrolluara, ai nuk është në agoni nga sëmundja, por nga trauma politike që ka bërë. E humbi kontrollin e lëvizjeve”,-tha Berisha në ”Opinion”.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Duket që iu është përgjigjur me ironi zoti Berisha se të gjitha nuk keni thënë, Rama iku, nuk është më kryeministër, mbaroi, u fsheh. Rama mbajti një fjalim dhe iku.

Sali Berisha: Rama foli dhe iku si një kufomë politike zoti Fevziu. Nëse e studion qëndrimin e tij ku mezi mbahej në katedër në këmbë, ai është i pakallur.

Blendi Fevziu: Mund të ketë pasur problem me shpinën ai, se e ka vazhdimisht.

Sali Berisha: Jo,jo. Nuk ka problem me shpinën ai. Ai ka probleme se ka bërë suicid politik me aktet që ka kryer.

Blendi Fevziu: Kjo mund të ndodhë, por ai nuk ka ikur, është aty.

Sali Berisha: Unë nuk po them që ka ikur. Po them që ka mbetur kufomë politike.

SHKARKO APP