Rama: Fryma e parlamentit nuk i përshtatet frymës së integrimit

 

“Të lëmë prapa derës të gjithë klimën që nuk i përshtatet frymës së integrimit sic është fryma e parlamentiti”.

Kjo ishtë deklarata e Ramës në nisjen e punës së Këshillit Kombëtar të Integrimit, që drejtohet nga deputetja e PD Majlinda Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Ne emër të qeverisë dua ta shpreh vullnetin që jemi në mbështetje të pakushtëzuar të punës së këtij këshilli dhe të siguroj të gjithë për angazhimin e cdo përfaqësuesi në këtë këshill. Përmes angazhimit të përbashkët do të arrijmë të krijojmë në këtë këshill një mjedis ku flitet për problemet e mbrehta të integrimti, për sfidat shoqërore që na imponon integrimi duke lënë prapa derës të gjithë klimën që nuk i përshtatet frymës së integrimit sic është fryma e parlamentiti. Formësimi i këtij këshilli të jetë frymëzues edhe për opozitën për tju bashkuar tryezës së reformës së drejtësisë, ku besoj se si asnjëhrë më parë në historinë e pluralizmit  po shkon përpara një procesi me një përfshirje shumë të gjerë që i kalon kufijtë e politikës", tha Rama, raporton Ora.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vllahutin dhe tre mesazhe:

"E para është për korrupsionin dhe për ata që mendojnë se janë të paprekshëm. Nuk ka të paprekshëm ligji do të trimufojë. E dyta është për të gjitha ata që janë zgjedhur për të qeverisur. Nese ndonjëhërë do të donit ta bënit qeveria ka mbështetjen tonë për të gjitha reformat. Mesazhi i tretë është për qytetarët. Shfrytëzoni integrimin, sepse ai ka vetëm një qëllim, për të bërë cilësinë e jetës tuaj më të mirë".

Ndërsa Majlinda Bregu tha se nuk do të kursehet kontrolli ndaj qeverisë, pasi kjo e fundit duhet të plotësojë detyrimet e përcaktuara.

Hapja e këtij këshilli u përshëndet edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i cili tha se duhet të mbahet larg nga çdo interferencë partiake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?