Rama: Fshati përveç bujqësisë ka nevojë për infrastrukturë, shërbime

Ndalesa e radhës e kreut të qeverisë Edi Rama, me fokus prezantimin e programit të bujqësisë, këtë herë është ndalur me fermerët e Gjirokastrës. Kreu i qevevrisë foli mbi masat e qeverisë për të stimuluar bujqësinë në vend.

“Kemi marrë një masë shumë kurajoze duke lënë në buxhet 20 % rimbursim për çdo produkt të shitur në rrugë, në rrugë formale, për të stimuluar formalizimin e bujqësisë dhe nuk e ka asnjë vend”, tha Rama.

Por sipas tij, fshati përveç bujqësisë ka nevojë për infrastrukturë, shërbime, shkolla etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fshati nuk është vetëm tokë, prodhim e shitje, por ka nevojë dhe për infrastrukturë, shërbime, shkolla, çerdhe kopshte, kujdes shëndetësor. Edhe në këtë zonë njerëzit janë të vetëdijshëm se pavarësisht se ka ende shumë gjëra për të bërë ka një kthesë të rëndësishme në funksion të rritjes së cilësisë së bashkëjetesës komunitare përmes projekteve që kemi financuar që nga Gjirokastra qytet, këtu pranë”, tha kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, rritja e numrit të turistëve do të ketë impakt në ekonominë lokale dhe familjare të njerëzve që jetojnë në këtë zonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?