Rama: Fund shpërdorimit të energjisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka përuruar Qendrën Kombëtare Dispeçer dhe Sistemin e ri të Kontrollit. I pranishëm në përurim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se është krenar që “Shqipëria ka një qendër dispeçer të këtyre standardeve”.

“Në rrugën e reformave, po i kthejmë publikut atë çfarë po investojnë. Kemi hyrë në sistemin europian të monitorimit, shkëmbimit të energjisë. Ky sistem i jep fund shpërdorimit të energjisë elektrike”, theksoi Rama.

Ndërsa administratori i OST-së, Engjëll Zeqo theksoi se “qeveria ka treguar vëmendje të veçantë për sektorin e energjisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është Qendra Dispeçer ndër më modernet në Europë. Realizimi i këtij projekti ka qenë i rëndësishëm për sistemin tonë”, deklaroi Zeqo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë, u shpreh: “Kjo është një nga veprat më të rëndësishme energjetike. Shqipëria është e integruar tashmë në rrjetin energjetik europian dhe investitorë të mëdhenj po afrohen falë reformave të mëdha”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?