Rama garanton blegtorët: Do kompensojmë çdo bagëti të humbur

Ne jemi zero! Jemi në dorën tuaj zoti Kryeministër. Por kemi besim të plotë, me ç’po shikojmë që gjërat po venë mirë”.Ka marrë si shembull këtë blegtor që ka humbur 380 krerë bagëti, por iu është drejtuar të gjithëve që u preken nga përmbytjet.

Nga Ferrasi i Fierit, kryeministri Rama garantoi se Qeveria do ti kompensojë për çdo bagëti që humbën.

“Absolutisht, çdo bagëti të humbur dhe të regjistruar ne do t’jua zëvendësojmë menjëherë. Ky është prioritet kryesor. Ndaj për besimin që ke, të falenderoj! Edhe është rasti që ta provosh edhe ta shohësh vetë, që nuk gabon që beson” .

Por kjo nuk do jetë ndihma e vetme e Qeverisë për fermerët dhe blegtorët e prekur nga përmbytjet. Në Kafaraj të Fierit, Edi Rama, lajmëroi se do të vihet vetë në krye të nismës së Ministrit Edmond Panariti, që Bankat të pezullojnë dhe ristrukturojnë kreditë për të prekurit nga përmbytjet.

“Ministri i Bujqësisë u ka çuar një letër gjithë bankave, por letra është vetëm si hap i parë. Unë do t’i takoj vetë ata dhe do t’u kërkoj në emrin tuaj që të gjitha detyrimet që burojnë nga kredia të trajtohen në mënyrë tërësisht të veçantë” .

Ndërsa në Novoselë duke tentuar të lërë jashtë inspektimit replikat me opozitën, Kryeministri lëshoi vetëm një thumbim:

“Njerëzit nuk janë budallenj, njërëzit shikojnë, dëgjojnë, vlerësojnë nuk jemi këtu për të bërë beteja politike. Opozita është e përmbytur që më 23 qershor , kështu që mos u merr me opozitën”.

Më herët Kryeministri bashkë me Prefekten e Vlorës dhe kreun e OSHEE inspektoi punimet në argjinaturën e Selevecit, që është dhe prita që shmang përmbytjet në qytet.

SHKARKO APP