Rama: Gati drafti për kultivimin e kanabisit për mjekësi

Kryeministri Edi Rama, bëri me dije se shumë shpejt do të jetë gati për drafti për kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore. Në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, kreu i qeverisë tha se për këtë draft janë kryer konsultime me ekspertë të huaj e vendas.

“Kemi thuajse njëvit që punojmë për këtë. Edhe pak do të jetë gati. Nuk bëjmë asnjëherë një punë të pakonsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, dhe ekspertë të huaj të nivelit të lartë. Por gjëja kryesore është konsultimi me eksperienca të tjera. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë. Shumë shpejt drafti do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik. Ashtu sikundër drafti i aministisë fiskale I cili fillimisht po diskutohet me disa institucione ndërkombëtare”.

SHKARKO APP