Rama: Gati të dialogoj me PD për reformën në drejtësi
Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në emisionin Tonight Ilva Tare në RTV Ora News, ku do të flasë mbi aktualitetin politik. Debati politik për reformën në drejtësi, përmbushja e 5 prioriteteve për integrimin, zgjedhjet në PS dhe referendumin për kryetarin e PS, situata ekonomike.
Duke folur për reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama tha se është i hapur për të zhvilluar takim me lidershipin e opozitës në çdo kohë. Ai tha se duhet të ulemi në tavolinë dhe të diskutohen çështjet, pavarësisht nëse bien dakord ose jo.
Për të gjitha këto dhe çështje të tjera, LIVE në Ora News.
Intervista minutë pas minute
Tare: Protestat tek Liqeni, i keni ndjekur?
Rama: Sigurisht, e kam bërë komentin tim, janë shprehje e një situate të dëshpëruar të një opozite që nuk ka asnjë vizion, program, asnjë skuadër alternative dhe lidership jo e jo. Kapet pas gjërave që i dalin rrugës për të ngritur një valë pakënaqësie që nuk ka shans të kthehet në një mbështetje për atë vetë, por është problemi i tyre.
Tare: Thoni nuk ka lidership, Bashën e kisha të ftuar të hënën, ka rezerva në emër të PD për projektin, e konsideron të paligjshëm si ndërtim, madje me leje të falsifikuar. PD ka bërë denoncim në Prokurori, si është e vërteta e lejes?
Rama: E vërteta është që të jesh kryetar nuk do të thotë të jesh lider, të jesh kryetar nuk do të thotë të jesh domosdoshmërisht dikush që garanton një lidership për një forcë politike.Këto janë muhabete në hava sesa i ligjshëm apo i paligjshëm është ndërtimi, mund ta verifikoni lehtësisht sepse ka një dokumentacion përkatës.Një parti politike që e kosnideron veten alternativë qeverisëse nuk mund të kthehet në një çetë që sulmon një punë publike në formën që tregojnë dhe këto pamje. Është një pamje dëshpëruese për një parti politike, këtu kemi parë shumë dhe jemi mësuar të shohim shumë çudira që nuk na bëjnë çudi, por këto pamje do kishin çuditur çdo qytetar të thjeshtë të çdo vendi europian sepse nuk ndodh që partia politike të sulmojë punët publike dhe nuk e kanë për herë të parë.Ka sulmuar me të njëjtat argumenta një punë publike në bashkinë e Tiranës, jo nuk ka leje mjedisore, jo nuk ka leje këtu, aty, që ishte nënkalimi i Zogut të Zi ku ka hedhur në erë disa miliona eruo për të cilat është marrë dhe bnjë vendim gjykate që e pafajëson plotësisht bashkinë e Tiranës dhe e fajëson plotësisht partinë politike. Por ato para i mori lumi i kësaj lloj politike dhe për fat të keq ajo që kishim parashikuar në atë kohë sot po ndodh. Kaloni aty ku duhet të ishte nënkalimi i Zogut të Zi që do të siguronte lirshmëri trafiku për një periudhë 20 vjeçare dhe pastaj do të duhej të rikonceptohej me një mbikalim tjetër dhe do të kuptoni se çfarë të mirash i ka sjellë kjo lloj qasje politike punëve publike të këtij qyteti.
Tare: Në planin e ri për Tiranën do të përfshihet një rregullim për Zogun e Zi?
Rama: Duhet të pyesni kryetarin e Bashkisë.Unë e besoj, e mbështes dhe mbroj bindjen që sot e ka shumica dërmuese e Tiranës që kryetari i ri i Bashkisë është njeriu që i duhej Tiranës për ta shkundur dhe për ta rivënë në lëvizje hap pas hapi duke marrë parasysh dhe një trashëgimi shumë të rëndë fianciare si dhe një trashëgimi po aq të rëndë të administratës së bashkisë së Tiranës.
Tare: A ka leje mjedisore projekti?Konspiracioni është që zyrtarë të LSI janë kudnër këti projekti.
Rama: I njëjti argument u përdor edhe për të shkatërruar veprën publike tek Zogu i Zi.Nuk ka leje mjedisore. Kjo parti politike saherë ndërmerr operacione të kësaj natyre përsërit të njëjtën gjë pavarësisht se kush është Kryeministër, kryetar Bashkie, sa vite kalojnë.Por nuk besoj se ka shqiptarë me mendje në vend që të besojë qoftë dhe për një sekondë të vetme që kjo parti politike e shkatërroi gjithçka që mund të shkatërrohej në atë park dhe rreth atij parku duke ndërtuar një xhungël ndërtimesh mu mbi ujë dhe duke lejuar dhe legalizuar dhjetra e dhjetra ndërtime pa leje brenda në park të ketë sot një moment transhandental për të na shpëtuar nga cënimi i mjjedisit.Nuk e besojnë as peshqit që kanë mbetur në liqenin artificial, jo më ta besojnë njerëzit e arsyeshëm.Kush është fanatik, symbyllur dhe vëshëmbyllur dhe ha pa parë dhe dëgjuar argumenta të tjerë, barin që ofron SHQUP, patjetër që beson se këta janë ambjentalistë. por këta nuk janë asgjë tjetër veçse forcë e dëshpëruar. Njerëz të dëshpëruar bëjnë veprime të dëshpëruara. Ky është dëshpërim i madh.
Tare: Ka zyrtarë të LSI që nuk janë dakort me projektin?
Rama: Kjo është një histori që jmua më neverit gjithmonë sepse ju i thoni, i botoni, i komentoni, ju i merrni për të vërteta dhe pasj ne vimë këtu dhe duhet të përgjigjemi për fantazitë tuaja.Çdomethënë kjo që ka zyrtarë të LSI që janë kundër projektit? Kjo është fantazi dhe spekulim. Nuk dënjoj ti përgjigjem kësaj sajese.
……..
Rama: Të ulemi të dialogojmë për reformën në drejtësi
Tare: Zt. Rama, ku ka ngecur reforma në drejtësi?
Rama: Reforma në drejtësi ka ngecur tek Partia Demokratike, e cila nuk është një opozitë, e cila ka ngecur tek parku. Ne jemi gati kemi një pamje shumë të qartë falë Komisionit të Venecias. Presim që ata të vijnë.
Tare: Janë, kanë qenë.
Rama: Kanë qenë, por nuk janë. Ata duhet të ishin. Venecia na ka dhënë një hartë për të shkuar deri në fund.
Tare: Ndalemi tek vizita e zt, Hahn. Ata ju kanë kërkuar dialog të nivelit të lartë. Për çfarë dialogu diskutuat sot?
Rama: Ne bëjmë një dialog të nivelit të lartë një format që ka ndjenjë pozitiviteti dhe kjo ndodh pasi vjen komisioneri Hahn. Pse ndodh kjo kur vijnë gjithmonë të huajt?!
Tare: Do të merrni një iniciativë për t’i çuar një ftesë me shkrim?
Rama: E kam bërë edhe më përpara. Nuk është ky problemi. A mundemi ne që të kemi një qaste pak ndryshe në një format ndryshe. Të ulemi në tavolinë dhe të dëgjojmë. Të paktën të dëgjojmë edhe pse mund të mos biem dakord. Kjo bëhet nëse Partia Demokratike heq dorë nga gardhi. Nuk vë fare kushte. Dialogohet pa kushte për çështje që shqetësojnë Partinë Demokratike. I thotë nga televizori.
Tare: I thotë në Parlament se nuk po respektohet Kushtetuta.
Rama: Duke hequr baltën, ne mund të diskutojmë me opozitën, e cila nuk është opozitë.
Tare: Ta konsiderojmë ftesë për Lulzim Bashën?
Rama: Unë thashë për lidershipin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën apo Sali Berishën, nuk është ky problemi. Problemi është nëse ulemi dhe diskutojmë për të diskutuar me njëri-tjetrin, jo për të shkëmbyer në distancë opinione komplet të kundërta.
Tare: Keni një afat?
Rama: Në çdo moment kur dëshirojnë miqtë e Partisë Demokratike. Në një format…
Tare: Edhe zoti Meta?
Rama: Sigurisht.
Tare: Për sa i takon reformës, ata do ta bllokojnë edhe nesër Parlamentin, pasi kërkojnë respektimin e Kushtetutës dhe jo interpretimin.
Rama: Ata bëjnë një interpretim të tyre.
Tare: Ata thonë që ju duhet ta çoni në Gjykatën Kushtetuese.
Rama: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është qartësisht i lexueshëm ku flitet për konfliktin e drejtpërdrejtë të interesit dhe jo për palët e treta.
Tare: Ju po mbroni dy deputetët tuaj?
Rama: Ne nuk po mbrojmë askënd, por Gjykatën Kushtetuese. Ajo vendosi për një deputet dhe ne i hapën rrugën.
KOHA JONË SONDAZH

