Rama gënjeu për Portin e Durrësit, Pisonero: U kemi kërkuar autoriteteve shqiptare sqarime
Marrëveshja e Kryeministrit Rama me kompaninë arabe Emar për dhënien me koncension të Portit të Durrësit po ndiqet me shqetësim nga Bashkimi Europian. Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero, në një reagim ekskluziv për Syri Televizion ka deklaruar se unioni i ka kërkuar qeverisë Rama, më tepër informacione nëse ky koncesion është në përputhje me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
“BE është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit.
BE u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime në mënyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis BE dhe Shqipërisë”-tha Ana Pisonero.
I pyetur dy ditë më parë nga SYRI TV për këtë çështje Edi Rama gënjeu publikisht kur dha këtë përgjigje.
Qeveria shqiptare ka vendosur ta shkatërrojë portin aktual të Durrësit që është porti kryesor i trajtimit të mallrave në vend me qëllim që t’i hapë rrugë projektit të kompanisë arabe Ebar i cili parashikon aty ndërtimin e një porti turistik dhe një serie ndërtesash shumëkatëshe. Në rast se ky projekt do të vihej në jetë, llogaritet që Shqipëria të mbetet të pakten 10 vjet pa një port që merret me trajtimin e mallrave të import-eksportit. /Syri.net