Rama: Genti e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi absurd!
Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ministres së Jashtme Olta Xhaçkës, kryeministri Edi Rama ka thënë se Gent Cakaj e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi absurd.
Ndërkaq ai shtoi se Cakaj është goditur në mënyrë të shëmtuar por sipas tij ia ka dalë me sukses që ta mbajë këtë barrë.
“Faleminderit për përkushtimin në kry të kësja detyre. Duke qenë i detyruar të kryesh detyrën në mënyrë të penguar si rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. S’kam nevojë të zgjatem sepse dihet historia tanimë. Përtej kësaj në këtë periudhë detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion janë përballur me profesionalizëm dhe sukses.
Për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte krejt e panevojshme sepse Genti i ka pasur dhe i ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar për shkak të formalitetit munges a eministrit të jashtëm të kthehej në mundësi për të krijuar keqkuptime brenda familjes së OSBE e mora këtë angazhim.
Jam shumë i lehtësuar sot që këtë angazhim mund tja kaloj Oltës dhe për të cilin kalim më i miri që kemi pasur jo vetëm një dakordësi por edhe një qasje të përbashkët me Gentin ministria ka nevojë që të ketë në krye një drejtues me funksion të plotë jo vetëm përmbajtësor por edhe formal pasi nga sfida e kapërchyer me shumë sukses çka është botërisht fakt i mirënjohur i kryesimit të OSBE më duhet të përgatisim dhe tja dalim deri në fund”, tha Rama.