Rama gjatë vizitën në Vlorë, ka inspektuar ecurinë e punimeve në kantierin e Muzeut Hebraik
Kryeministri Edi Rama në vijim të turit të tij elektoral në qytetin bregdetar, i shoqëruar nga ministra dhe drejtues partiak, ka ndaluar në kantierin e Muzeut Hebraik, i cili po ngrihet në zemër të lagjes së dikurshme të hebrenjve, si një dëshmi e gjallë historike e kulturore që flet për vlerat e vërteta të shqiptarëve, besës e mikëpritjes, dhe që përveçse misionit të kujtesës e të promovimit të një faqeje të lavdishme të historisë së Vlorës e të mbarë shqiptarisë, do të kthehet edhe në një destinacion të lakmuar turistik
Paralelisht aty pranë po merr jetë edhe Qendra Shumëfunksionale e Zhvillimit Rajonal, një vatër e teknologjisë dhe inovacionit në shumëkatëshin fantazëm të Sheshit të Flamurit, që po transformohet edhe në një ikonë të arkitekturës bashkëkohore, falë studios së famshme XDGA nga Belgjika, e cila ka një rol të madh në Rilindjen Urbane të Vlorës.
KOHA JONË SONDAZH

