Rama: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk preket, është gur themeli dhe jo çështje e partive

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit ”Arbën Xhaferi”, tha se gjuha shqipe është edhe frymë e bashkejetesës së dy popujve në Maqedoninë e Veriut. Lidhur me debatin për gjuhën shqipe, i cili ka përfunduar në gjykatën Kushtetuese, Rama tha se gjuha shqipe nuk është çështje e gjykatës Kushtetuese apo e partive politike në Maqedoninë e Veriut, por është gur themeli i Maqedonisë së Veriut dhe që nuk duhet të preket.

”Unë mendoj që nuk është çështje e ligjeve, nuk është çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike, por gjuha shqipe në RMV është çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë RMV, por edhe të ushqejë një frymë dhe mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të RMV maqedonasve dhe shqiptarëve në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën më të madhe në sensin e integrimit të dy popujve shtetformues.

Kjo është një gjë shumë e madhe për t’u futur në labirinthet juridike që i përkasin të kaluarës, pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferri dhe Ali Ahmeti, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe shtetndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe RMV u vendos nga shqiptarët e përfaqësuar në tavolinë nga Arbën Xhaferri dhe të vendosur në male nga Aliu (Mehmeti).

Nga kjo foltore është shkruan emri i një prej shqiptarëve më të mëdhenj që kanë jetuar në tokat e banuara nga shqiptarët, për të vendosur një gur themeli të shtetit të RMV dhe ai gur nuk është mirë të preket, por është mirë të mbahet pastër dhe të jetë si pikë referimi për shqiptarët dhe maqedonasit dhe minoritete e tjera që jetojnë atje, sepse ai është gur që bashkoi të dy popujt në rrugën e integrimit që Arbën Xhaferri e konsideron si ëndrrën më të madhe në sistemin e vlerave politike kulturore dhe etike”.

SHKARKO APP