Rama: Gjuzi është lulja më e bukur e koalicionit të Berishës

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me skuadrën e të rinjve të PS-së në Tiranë, foli për 11 majin. Duke përmendur Kujtim Gjuzin që është pjesë e koalicionit me PD, Rama tha se është lulja më e bukur e atij grupimi.
”Mbështetja për PS në këto zgjedhje është për të mos humbur trenin e historisë. Qasje e re ndaj sigurisë dhe mbrojtjes edhe siç kanë ardhur gjërat. S’jemi ende anëtarë të BE, nuk ka rëndësi kush qeveris. Na duhet mbështetje masive për PS që të futemi në BE. Pasi siç po shkojnë gjërat, BE është edhe me rëndësi për ekzistencën”, tha Rama mes të tjerash.