Rama: Gjysma e Kryeministrisë nuk fle në Tiranë, në shtëpinë e nënës time shumica kanë ikur
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme në takim ambasadorët e të gjitha shteteve në vendin tonë në Pallatin e Brigadave, nga ku bëri me dije se personalisht i është drejtuar me një letër ku u kërkon ndihmë për situatën e vështirë që po kalon Shqipëria, krerëve të këtyre shteteve.
Kryeministri Rama tha se njerëzit janë në panik dhe ata do të bëjnë durim në momentin që do kuptojnë se bota nuk na ka lënë vetëm.
“Kanë dërguar mesazhe non stop nga oborri mbretëror, Izraeli ishte i jashtëzakonshëm, erdhën as pa ua kërkaur dhe thashë o Zot sa bukur, s’kanë as qeveri akoma dhe mundën ta bëjnë, natyrisht është shaka. Mirënjohje paraprakisht për reagimin e menjëhershëm përballë sfidës së re që është për të kuptuar se ku gjendemi, sa u takon qëndrueshmërisë së ndërtesave, doja të thoja disa gjëra se ju e njihni Shqipërinë, jetoni dhe e ndjeni, e dini që është e pamundur ngas ana njerëzore për ta bërë këtë gjë të vetëm, në mënyrë normale, nënkuptoj me mekanizmat normalë.
Ndaj u kam shkruar udhëheqësve tuaj një letër e u kam kërkuar ndihmë, Nga kryeministri i Suefisë te Zelanda e Re pa harruiar miqtë tanë në Lindjen e Mesme, vëllezër na ndihmoni se ajo që po përballemi tani është një problem mjaft i mprehtë tensioni, njerëzit kanë frikë, janë të pasigurt, kanë nevojë të shohin që gjërat do bëhen më mirë e po mund tu kërkoj të kenë durim por do nisin të kenë durim kur të shohin se bota sdo na lërë vetëm.
Ju e dini që nga Tirana e Durrësi njerëzit janë larguar, natyrisht ka pasur edhe ditë pushime por nuk ka lidhje me kete me shume.
Ne godinen time, ne kryeministri kuotova që gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë dhe vinë në punë në mëngjes, janë në Elbasan, në Fier në Vlorë, në shtëpinë e nënës sime ka shumë që nuk janë aty dhe të gjithë thonë të njëjtën gjë, janë të pasigurtë”, u shpreh Rama.