Rama: Gratë janë më pak të korruptuara se burrat. A ka të drejtë Kryeministri?

 

Kryeministri Rama tha në Kosovë, në forumin e OJQ –së “Fol” se gratë janë më pak të korruptueshme sesa burrat dhe kjo është edhe një arsye se pse është pjesëmarrja e tyre kaq e madhe në Qeveri. Në të vërtetë qeveria Rama ka më shumë gra ministres se çdo kabinet i mëparshëm shqiptar, 7 të tilla. Janë bashkëpunëtore të tij të afërta, si Mimi Kodheli me të cilën ka punuar në Bashki, Lindita Nikolla që gjithashtu ka qenë kryetare e Minibashkisë 1, apo edhe me lidhje familjare, siç e ka akuzuar të paktën për një rast opozita për Milena Hariton, por që kryeministri e ka përgënjeshtruar. Megjithatë, përsa i përket korrupsionit, në administratë nuk kanë munguar edhe rastet e grave të korruptuara. Luiza Tabaku, drejtoresha e arsimit në Lushnjë është një rast i freskët. U arrestua për korrupsion me emërimet në arsim. Edhe largimi i drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore të Tiranës u bë për të njëjtin motiv. Kryeministri kishte dhënë arsye të tjera për përfshirjen e grave në drejtimin e punëve të qeverisë. Kur prezantoi Drejtoreshën e Përgjithshmë te Doganave dhe atë të Tatimeve, tha se fakti që Elisa Spiropali dhe Briseida Shehaj ishin beqare dhe pa fëmijë, i bënte ato më të përshtatshme për këto punë, pasi nuk kishin gjë tjetër kujt t’i përkushtoheshin. Pak javë më parë Spiropali u kurorëzua në martesë dhe pret të bëhet nënë brenda pak mujash, pasi është shtatzënë.

SHKARKO APP