”Rama hapi dyert për persona me rekorde kri*inale”, Bardhi: Duam mocion me debat me të në Kuvend
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas mbledhjes, tha për mediat se kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për mocion me kryeministrin Edi Rama. Nisur nga investigimi nga media italiane ”RAI 3”, Bardhi ndër të tjera tha se Rama ka hapur dyert e Kryeministrisë për persona me rekorde kriminale.
”Të hënën grupi parlamentar i PD-së, ka depozituar një kërkesë për mocion me debat mbi lidhjet e politikës me krimit. 2013-2017 grupi ynë denoncoi individë me rekorde kriminal ë me mbështetjen e Ramës dhe PS ia kishin dalë të penetronin në nivelet më të larta të shtetit duke u zgjedhur deputetë apo kryetarë bashkie.
Si rezultat i qëndrimit të grupit të PD, edhe pse në mënyrë të vijueshme, Edi Rama i konsideronte baltë qëndrimet tona, Kuvendi miratoi ligjin unik në botë që garantonte integritetin për personat që ushtronin funksione publike.
Ekzaktësisht njëlloj si sot Rama tallej me denoncimet e opozitës apo mediave ndërkombëtare, madje tha se me zor priste hyrjen në fuqi të ligjit për të identifikuar kriminelët sepse opozita sipas tij gënjente. E vërteta është se Rama kishte hapur dyert për persona me rekorde kriminale”.