Rama hedh poshtë akuzat e Berishës: Yuri Kim ka blerë prona në Sarandë, por është një burrë ukrainas…
Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili ka thënë. se ambasadorja Yuri Kim ka blerë prona në Sarandë.
Në një intervistë televizive, Rama sqaroi se është një person me emrin Yuri Kim ka blerë prona në Shqipëri, por ai është një burrë ukrainas.
“Është një Yuri Kim që ka blerë prona në Shqipëri, por nuk është ambasadorja amerikane. Është një shtetas ukrainas që quhet Yuri Kim, gruaja e tij quhet Marina Kim dhe ka blerë prona në Sarandë”, tha Rama.