Rama heq Cakën, ambasadorja Kim: Miqësia midis dy vendeve vazhdon, falë udhëheqësve si Ju
Pasi kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga sot Gent Cakaj nuk do të jetë më ministër i Jashtëm, vjen edhe reagimi i parë nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Në mesazhin e saj, Kim vlerëson punën që Cakaj bëri.
Postimi i plotë
Faleminderit Gent Cakaj, për të gjitha përpjekjet tuaja për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-të, duke përfshirë edhe aleatët si NATO. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si Ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit.
Thank you @CakajGent for all your efforts to strengthen 🇺🇸 🇦🇱 relations, including as @NATO Allies. The friendship between our two countries endures because of leaders like you. We wish you success in all your future endeavors. Thank you! https://t.co/z6dQ7Us9Y1
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) December 29, 2020