Rama: I hymë detit në këmbë me drejtësinë e pavarur, s’e solli Amerika dhe as BE-ja
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani meriton respekt.
Në përgjigjen të pyetjeve ndaj qytetarëve, Rama tha se drejtësinë nuk e solli as BE dhe as Amerika.
“Në drejtësi kanë qenë dhe janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot në numër. Unë kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish-ministria, kryetarë bashkie dhe personalitete ose figura zyrtare në probleme të hapura me drejtësinë. Si erdhi kjo ditë, e solli zoti këtë ditë? Pa ndihmën tonë? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Aty kanë qenë që në ’91. Ti jo vetëm që nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin apo qoftë kriminelë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë por ti ke parë krejt të kundërta. Ke parë kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritares janë vrarë njerëz të pafajshëm.
S’ka thirr njeri t’i thotë hajde këtu si i vrave ti këta, sepse nuk e kishte shpatën. Shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër dhe tha hajdeni t’ju pyes se çfarë ndodhi, u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në televizor dhe i tha ajo është një lavirë. Më përfytyron dot mua të vras njerëzit që protestojnë. Të dalë Altin Dumani dhe unë t’i them popullit është lavire, në asnjë mënyrë”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

