Rama i kthehet Bashës: Thuaj që je edhe vetë i varfër, s’e ke problem!

Në debatin në Kuvend mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, kreu i Qeverisë kundërshtoi deklaratën e këtij të fundit se Shqipëria ka 40% të varfër.

Ditë tjetër s’do ia vlente fare replika se është e njëjta pllakë gramafoni, por sot ia vlen se janë nga 2-3 momente. Së pari kjo është tabela e eurostatit asnjë lidhje me qeverinë, masakrën e zgjedhore dhe PPP dhe sipas kësaj tabelë, në tabelën për varfërinë në 2019 renditet jo me 50-60 për qind varfëri siç thoni ju, kjo ka qenë në kohën tuaj, renditet në një grup me Turqinë 22.4 , Letonia 22.9, Shqipëria 23, Serbia është 23.2, pas Shqipërisë, Rumania 23.8. Lulzim, ti me shifrat ke një problem fiziologjik dhe psikologjik, tani bëhet dhe vetë e varfër se nuk e ke problem të bësh sikur“,- tha Rama.

SHKARKO APP