Rama ‘i kthehet’ Blushin: Ja kush është PS dhe kuptimi i Rilindjes

Kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ i ka dhënë një përgjigje indirekte deputetit të larguar nga radhët e Partisë Socialiste, Ben Blushi, duke i ‘shpjeguar’ atij kuptimin e kësaj partie si edhe të fjalës “Rilindje”.

Duke sjell dëshmi nga disa personazhe që vuajtën nga regjimi i diktaturës së egër komusite, Rama theksoi se kjo është Shqipëria e gjeneratës së re. Nga ana tjetër ai nuk kurseu as kundra-thënien për Blushin, duke shtuar se: “#QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara?”.

“Ja kush është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kuptimi i fjalës Rilindje?, në dëshmitë e gjalla të atyre që u tërhoqën zvarrë, deri tre vjet më parë, pasi i shpëtuan ferrit të diktaturës…

Swiss Digital Desktop Reklama

#ShqipëriaeGjeneratësTjetër????

Swiss Digital Mobile Reklama

#QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara?”, citohet në mesazhin e Ramës, që e shoqëron edhe me një video.

Një ditë më parë, deputeti Blushi deklaroi në ‘Opinion’  se qeveria nuk kishte bërë asgjë për shtresat në nevojë. Ndërkohë, ditën e enjte nga foltorja në Kuvend, Blushi theksoi se nuk po largohej nga Partia Socialiste, por nga Rilindja.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154109122896523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?