Rama i ktheu përgjigje nga Berlini, Berisha: Akt i një burracaku

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të Edi Ramës se “opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse”, në përgjigje të kritikave për fjalimin e tij në KiE.

Berisha e quan “akt të një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet”, teksa theksoi se me qëndrimin e tij ai po dëmton gjendjen e udhëheqësve politikë të burgosur në Hagë.

Akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari kam teksin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në KiE që është plotësisht dakord për një hetim të plotë dhe të gjerë. Së dyti, Rama ka qenë kryetar i PS kur deputetët e tij votuan pa përjashtim që të gjithë ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë, ishte 100% dakord me këtë. Ai po dëmton thellë, shoh me keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë që nuk e frenojnë Ramën, po dëmton gjendjen e udhëheqësve politikë të burgosur në Hagë, nëse presidenti i një vendi u arrestua në avion, ndodhi për shkak të fushatës antigjykatë të hapur të Edi Ramës dheBatonit. Shërbimi më i keq që mund ti bëhet atyre është fushata e çmendur e tij, po i dëmton palcërisht. Sidomos fjala e tij në amsambenë Parlamentare është interpretuar si presion politik që e hedh kushdo në Evropën Pëndimore pioshtë. Të marrë avokatët më të mirë ti çojë në sallë që ti bëjë mbrojtje, Po ai ka interesa politike djallëzore që po përkeqëson gjendjen e tyre në Hagë, ka deklaruar Berisha.

SHKARKO APP