Ben Blushi: Kjo nuk është demokraci

Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Elbasan, i cili foli për arritjet e qeverisë, deputeti Ben Blushi ka kërkuar të marrë fjalën në takim. Por ai është penguar fillimisht të ngjitet në foltore. Ndërkohë që transmetimi i takimit bëhej me regji qendrore dhe mediat nuk janë lejuar në Pallatin e Sportit në Elbasan.

Blushi tha për mediat, se “kjo nuk është demokraci”. Ai tha se “Partia nuk është pronë e një njeriu”.

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka shkuar në aktivitetin e PS për anëtarësimet e reja në Elbasan. Edhe pse nuk kishte marrë asnjë ftesë, Blushi ka qenë në takim si deputet i Qarkut. Gjatë momentit të parë të hyrjes në sallë, Blushin nuk e kanë takuar kolegët e tij deputetë.. Nga ana tjetër, Blushi është pritur gjithashtu me ovacione nga socialistët në Pallatin e Sportit, ku mbahet aktiviteti. “Ik, largohu. Nuk je përfaqësuesi ynë”, kanë qenë thirrjet e turmës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elbasan,takim me Ramën. Njerëzit e Qazim Sejdinit sulmojnë Blushin

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?