Rama i pakënaqur me deputetët e PS-së, flet për zgjedhje të parakohshme
Këtë të hënë u mbajt mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, ku kryesocialisti Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj deputetëve të tij.
Mediat në vend raportojnë se kryeministri Rama u ka kërkuar të tijve që të jenë më aktivë, por edhe i paralajmëruar se nëse nuk do të angazhohen, përfshirë këtu të jenë prezentë në Komisione dhe Parlament, mund t’i çojë edhe në zgjedhje të parakohshme.
E gjitha kjo ka ardhur për shkak të numrit të vogël të deputetëve që ishin prezentë në mbledhje. Kjo nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë, i cili ka qenë shumë i ashpër me to, ku nuk ka nguruar që t’u tërheqë veshin, pasi sipas tij socialistët nuk marrin pjesë në Komisionet parlamentare online apo edhe ikin nga seanca parlementare pa pritur fundin.
Pra deputetët nuk po bëjnë as punën për ë cilën paguhen dhe janë votuar. 2024 mund të jetë me supriza sa i takon jetës politike në vend dhe kjo jo vetëm nga krahu i majtë.