Rama i pakënaqur nga ushqimi anglez: Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë “Oh sa mirë hahet këtu tek ju”!
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Komitetin Politik me liderët e BE që zhvillohet në Londër. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer. Por përmes një postimi në Facebook, Rama shihet duke ngrënë, por shprehet i pakënaqur nga ushqimi, pasi shkruan se ”Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë “Oh sa mirë hahet këtu tek ju!””. Kështu, Rama promovon edhe njëherë Shqipërinë në Europë, duke ftuar të gjithë turistët që të vijnë e të vizitojnë vendin tonë.