Rama i përgjigjet Bashës për pazarin me postin e presidentit

Deklarata e Lulzim Bashës se Edi Rama i ka kërkuar pazar, ka sjellë reagimin e kreut të qeverisë Edi Rama.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas Lulzim Bashës e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat, e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!”,- shkruan Edi Rama në një postim në Twitter.

Rama shprehet se hapja e listave nuk ndalon koalicionet parazgjedhore. “Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”,- deklaron kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?