Rama i përgjigjet Berishës për përmbytjet në Shkodër
Aktualitet Politikë E Hënë, 21 Nëntor 2022 15:07
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përgjigje të akuzave që ka ngritur Sali Berisha, në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër.
“Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!”, shkruan Rama në një postim në Twitter.