Rama i përgjigjet Blushit: Rilindja kërkon kohë, s’kam shkop magjik

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur indirekt deputetit, Ben Blushi, i cili para dy ditësh kishte botuar një shkrim që bëri shumë bujë.  Në “funeralin” e Rilindjes, Blushi akuzonte kryeministrin për personalizim të qeverisjes, ndërkohë që sot Rama i është përgjigjur duke deklaruar se projekti i tij i rilindjes kërkon kohë dhe durim për t’u realizuar.

 

“Do t’ia dalim që rilindjen e dëshiruar, për të cilën jemi zotuar ta kthejmë në një realitet të kudondodhur në jetën e përditshme. Skemi thënë kurrë që kemi shkopin magjik për ta kthyer Shqipërinë në parajsë, por kemi thënë që jemi të angazhuar dhe do t’ia dalim që ta kthejmë Shqipërinë në vendin ku gjithë secili të jetojë me dinjitet”, tha Rama.

 

Deputeti Ben Blushi është një nga zërat më kritikë të Ramës brenda PS-së. Ai ka mbajtur një qëndrim kundër tij në shumë raste, që prej fillimit kur u prezantua në Kuvend programi i qeverisë e deri në zhvillimin e fundit brenda selisë rozë, që kulmoi me përjashtimin e deputetit Tom Doshi.

SHKARKO APP