Rama i përgjigjet “funeralit” të Blushit
Nëse deputetët socialistë i ishin shmangur komenteve për shkrimin e kolegut Ben Blushi që fliste për funeral të rilindjes, kryeministri Edi Rama, nuk ka vepruar njësoj.
Indirekt, ai i është përgjigjur kritikut të tij në PS, nga qyteti i Fierit, duke u shprehur se beson ende fuqishëm tek projekti që e solli në pushtet, por duke këmbëngulur se realizimi i tij, kërkon kohë dhe durim.
"Do t’ia dalim që rilindjen e dëshiruar, për të cilën jemi zotuar ta kthejmë në një realitet të kudondodhur në jetën e përditshme.
S’kemi thënë kurrë që kemi shkopin magjik për ta kthyer Shqipërinë në parajsë, por kemi thënë që jemi të angazhuar dhe do t’ia dalim që ta kthejmë Shqipërinë në vendin ku gjithë secili të jetojë me dinjitet”, ka thënë Rama.
Reagimi i tij vjen pas shkrimit të Ben Blushit të publikuar dy ditë më parë, ku fliste për vdekjen e “Rilindjes”.