Rama i përgjigjet komentuesit që i kërkon foto me Bashën: Fizikisht nuk puqemi
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’, iu përgjigj një komentuesi që e pyeti nëse do të bëjë foto me Lulzim Bashën, duke iu referuar videove me këngë dhe ironi ndaj njëri-tjetrit.
“Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shok në diasporë?”, shkruan një komentues.
“Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër, por vetëm se nuk jemi larg syve dhe larg zemrës. Jemi larg syve dhe sytë në zemër”, iu përgjigj Rama.
KOHA JONË SONDAZH

