Rama i përgjigjet Metës për Kodin Zgjedhor: Firmose ose ktheje sa më shpejt, që të nisë zbatimi

Presidenti Ilir Meta është shprehur se do të kthejë në Kuvend projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor, ndërkohë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërkesa e tij do të rrëzohet.

“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon në Kuvend kthimin e Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur.

Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin”, tha ndër të tjera Rama.

Rama i ka bërë këto deklarata teksa është pyetur nga gazetarët pak pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët e degëve të PS-së.

SHKARKO APP