Rama i përgjigjet PD-së: Nuk ka tendera sekretë, procedurat janë ligjore, boll, 7X7 nuk bëjnë 42!

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës sa i takon tenderave të qeverisë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19.

Ai ka publikuar në faqen e tij të Facebook një video ku shfaqet vetë përballë akuzave të opozitës dhe sqaron çmimet e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

“Mirëmëngjes Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete. Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike.”, tha Rama. Po ashtu në video është shkëputur edhe një deklaratë e Abielajt, i cili thekson në emër të PD-së se maskat mbrojtëse qeveria i ka blerë me një shifër 6.5 euro. Ndërkohë, Rama i përgjigjet kësaj akuze me një formë ironie, ndërsa shton; “Me vërte?! Maskat mbrojtëse FFP2 janë blerë me 4.14 euro. Boll! 7X7 nuk bëjnë 42”

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157689766701523/?vh=e&d=n

 

SHKARKO APP