Rama i përgjigjet PD-së për oligarkët: 100 më të pasurit kanë paguar më shumë taksa se gjatë qeverisjes suaj
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin mes mazhorancës dhe opozitës për taksat që kanë paguar biznesmenët, apo siç i quan politika “oligarkët”. Opozita akuzon se oligarkët kanë marrë miliona nga qeveria e Ramës, këta të fundit theksojnë se ata kanë paguar më shumë taksa gjatë këtyre viteve të fundit.
Në reagimin e tij, Rama thekson se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së PD.
“Meqë disa prej jush shkruan dje këtu se 10 më të mëdhenjtë paskan paguar më shumë se paskeshin marrë më shumë punë nga shteti (e pavërtetë), po ju ve sot para syve faktin tjetër kokëfortë, se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje! #FakteKokëforta”, shkruan Rama.