Rama i përgjigjet Presidencës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të dielë (5 tetor) platformën online të komunikimit brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, kjo do të lidhë në kohë reale të gjithë anëtarët e PS-së për të biseduar mbi mbarëvajtjen e partisë. Rama tha se ky do të jetë mekanizmi kryesor për vlerësimin e kandidatëve për deputetë në çdo qark.

Por gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as sulmet ndaj presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, Meta është shef i shtabit elektoral të Opozitës, ndërsa mërzitja tregon se do të humbasin zgjedhjet.

Kjo do të shkaktonte reagimin e Presidencës, e cila përmes zëdhënësit Tedi Blushi,  kërkoi që kryeministri duhet të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Por ky qëndrim nuk i ka pëlqyer Ramës i cili tashmë vijon të flasë me ndjekësit e tij virtualë në rrjetet sociale.

Reagimi i Ramës në Twitter

Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma

SHKARKO APP