Rama i revoltuar, thirrje shqiptarëve: Është luftë për ekzistencë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, pas mbylljes së orarit të lejuar për të lëvizur dhe që tashmë shqiptarët do të qëndrojnë 40 orë në shtëpi, përmes një video live në facebook është shprehur i revoltuar me sjelljen e shqiptarëve. Teksa e quan luftë për ekzistencë, kreu i qeverisë ka bërë me dije se janë dyfishuar ndihmat ekonomike.

“Nuk më pëlqen të bëjë rolin e babait. Kur babai bëhet i rreptë, diçka nuk shkon. Mua nuk më pëlqen të mbyllë shkolla dhe të marrë këto masa. Ju them pa pushim të mbroni veten, familjen tuaj, nga kjo mortje. Nuk e shihni ju se çfarë ndodh matanë detit. Edhe ushtria e plotfuqishme amerikane, ka nxjerrë makinat e blinduara për të mbyllur brenda njerëzit. As Amerika nuk ka ilaç për këtë luftë, përveç mbylljes brenda”.

Më tej, ai the se ne po bëjmë maksimumin brenda mundësive tona dhe se shqiptarët nuk kanë vdekur ndonjëherë për bukë. “Iluzionet sot nuk zhgënjejnë, por mund të vrasin njerëz. Po si ka mundësi të mos e kuptoni se asnjë shtet nuk mund të garantojë vazhdimin e jetës normal, por të mbrojë jetën e secilit në këtë luftë. Kaq të vështirë e keni ta kuptoni se nuk po përplasemi me një mur të vdekurish që rritet çdo ditë, pikërisht që po bëjmë gjënë e duhur? Nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë. Edhe në kohën më të errëta të historisë kanë mbajtur njëri-tjetrin”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1923074194492386/?v=1923074194492386&external_log_id=0a0557a9641c2ddf79573007a5863b4f

SHKARKO APP