Rama i shmanget Blushit: Nuk komentoj komentatorët
I ftuar në studion e “Shqip” në Top Channel, kryeministri Edi Rama “u ka bërë bisht” pyetjeve për kritikat e forta të deputetit Ben Blushi. Duke folur për eksodin e shqiptarëve Rama tha se “është speklullim kur thuhet se kjo ndodh sepse nuk ka më shpresë se njerëzit nuk kanë më të ardhme”. Gazetarja Xhunga e ndërprerë duke i kujtuar se kjo është edhe një vërejtje e Blushit, por përgjigjja e Ramës ishte e shkurtër. “Kemi një klimë biznesi që shkon në drejtimin e duhur sipas vlerësimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Unë nuk komentoj komentatorët. Jam këtu për të folur mbi shifra, mbi fakte dhe mbi prova” – tha Rama. Xhunga iu rikthye komenteve të Blushit edhe pas disa pyetjesh, por Rama tha se “nuk e ka problem që të enjteve tu përgjigjet të gjitha tezave që hedh opozita”. “Opozita ka fjalët. Puna e saj është fjala. Unë duhet të flas me punë” – tha Rama duke “i barazuar kritikat e Blushit me ato të opozitës”.