Rama i shmanget përballjes publike dhe sulmon kreun e shtetit

Presidenti Ilir Meta e ftoi sërish në debat kryeministrin Edi Rama. Ftesës së kreut të shtetit, Edi Rama i është përgjigjur me fyerje dhe akuza ndaj tij dhe Lëvizjes Socialiste për integrim. Ndërsa e akuzon kreun e shtetit për gjuhë të ashpër, vet Edi Rama përdor fyerje ndaj Presidentit të Republikës.

“Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!”,- shkruan Edi Rama në postimin e tij në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://arkiva.kohajone.com/meta-rames-po-te-pres-ne-perballje-numerimi-mbrapsht-per-esadin-e-rilindjes-ka-nisur/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?