Rama i shqetësuar nga popullariteti në rritje i Bashës, përhap panik në popull
Kryeministri Edi Rama vijon të shqetësohet nga popullariteti në rritje i përkrahjes së shqiptarëve të kreut të opozitës Lulzim Basha.
Nisur nga Rama përpiqet që me çdo kusht të politizojë edhe një proces që duhej ta kishte nisur të paktën 3 muaj më parë, atë vaksinimit, kur Shqipërisë iu ofrua ndihma nga Rusia për furnizimin me dozat e vaksinave të nevojshme.
I gjendur në këtë situatë, Rama në kuadër të fushatës elektorale vijon ta akuzojë Bashën si shkaktar të infektimit masiv përmes tubimeve që ai po zhvillon në çdo qytet ku ai shkon, duke perhapur keshtu panik masiv ne popull.
“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë!
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shprehet Rama duke publikuar dy botët sipas tij.