Rama i vendosur: Ligji antishpifje do kalojë, jam krenar!

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga i ashtuquajturi Ligji “Antishpifje”

Në konferencën e përbashkët për gazetarët me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde kryeministri Edi Rama bëri të ditur se po adaptohen ndryshimet që ka propozuar komisioni i Venecias.

Edi Rama:“Ligji është i konsultuar një me OSBE dhe i miratuar nga OSBE po bëhet dhe adoptimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Ligji do kalojë jo për të mbyllur gojën gazetarëve por për të krijuar një mjedis shumë më etik, ku të gjithë mund të flasin por ata që janë pre e sulmeve të pabaza kanë mundësi të mbrohen.

Pyetje se gazetares: A jeni krenar që gjatë kësaj periudhe po kaloni një ligj që pengon lirinë e medias dhe keni bërë ndryshime kushtetuese dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme?

Edi Rama: Po jam!

SHKARKO APP