“Rama ik” edhe në derbin Partizani-Tirana (FOTO-VIDEO)

“Rama ik” është kthyer në një refren në stadiumet shqiptare. Ndodhi në inaugurimin e “Air Albania Stadium” në sfidën Shqipëri-Francë, ndërkohë që më pas e njëjta gjë u përsërit edhe në një ndeshje të Skënderbeut në Korçë.

Sonte në derbin Partizani-Tirana, në pushimin e pjesës së parë, thirrjet “Rama ik” ishin sërish prezente. Veç koreve kundër kryeministrit të rinjtë kishin përgatirur dhe bluza me mbishkrimin “Rama ik”.

Gjithashtu edhe Erjon Braçe ka qenë shënjestër e tifozëve të Tiranës, që shpesh herë e shigjetojnë zëvendëskryeministrin në stadium.

VIDEO/Koret e tifozëve kundër kryeministrit 

SHKARKO APP