Rama inspekton riparimin e objekteve në Durrës

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Fuqiplotë për tërmetin Bledi Çuçi, ka inspektuar punimet për riparimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

Rama bisedoi dhe me inxhinieret që kanë marrë përsipër riparimin e pallateve si dhe grupet e punës në terren.

Nisin punimet për objektet e dëmtuara nga tërmeti. Ndërkaq, puna vijon edhe për ndërtimin e zonave të reja të banimit si edhe për shtëpi më të mira në fshat, shkruan Rama në Facebook.

Bledi Çuçi: Është godina 6-katëshe. Ka pasur dëmtime mesatare. Në këtë pallat jetojnë 40 familje, dëmet kanë nisur nga poshtë. Pas punimeve, kjo godinë është e sigurt.

Inxhinieri: Po përforcojmë kolonat. Po bëjmë punimet nga bodrumi poshtë. Kemi bërë ashensorët. Kemi mbathur kolonat dhe i kemi zgjedhur. Që objekti të jetë sa më i fortë dhe i qëndrueshëm.

Edi Rama: Ka mbajtur mirë sidoqoftë. Sa do zgjasë?

Inxhinieri: Kjo punë ka 3 muaj.

Edi Rama: Më shumë ka rëndësi që ta shohin dhe të tjerët, dhe njerëzit që presin që të hyjnë në këto godina. Eshtë psikologjike. Dhe unë te isha, pasi nuk mund të futen në një shtëpi ku mendojnë se do u këputen kolonat.

 

SHKARKO APP