Rama: Integrimi në BE i domosdoshëm, garanton lirinë dhe barazinë para ligjit

Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE – Ruga e Reformave”, ku theksoi edhe njëherë rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

Kreu i qeverisë tha se vetëm në BE mund të garantohet liria jonë individuale dhe barazia para ligjit, pavarësisht se kush udhëheq në Tiranë.

Doli një anketë për nivelin e mbështetjes së BE, brenda BE-së, nga ana e popujve që e përbejnë familjen europiane. Një anketë e cila publikohet që prej vitit 1983 dhe qysh prej atij viti, BE nuk ka qenë më popullor brenda perimetrit të vet, në këndvështrimin e popujve të vet, sesa aktualisht. Është një ndryshim dramatik i këndvështrimit popullor në BE, që natyrisht vjen si rezultat i faktit se çka ishte marrë deri para pak kohësh si e mirëqenë, nuk është më e mirëqenë. Për herë të parë në histori, një gjeneratë e tërë nuk ka parë një luftë. Ata janë vetëdijesuar se BE është edhe një perimetër sigurie, brenda të cilit vendet dhe popujt që e përbëjnë ndihen dhe duan të mbeten të pakërcënuar në të gjitha ato që kanë arritur dhe në lirinë e tyre individuale dhe në barazinë e tyre para ligjit. Patjetër pastaj edhe në të gjitha asetet e tjera që e bëjnë BE një krijesë të jashtëzakonshme politike. Për ne shqiptarët, ka qenë më e thjeshtë dhe mbetet më e thjeshtë, arsyeja e domosdoshmërisë e të qenit anëtarë të BE-së. Për ne shqiptarët të qenit anëtarë të BE-së, është të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë dhe të sigurt se liria jonë individuale dhe barazia para ligjit, nuk do jenë një atribut i lëvizshëm në varësi nga kush qeveris këtu në Tiranë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?